Ndërlidhjet

MOSKË


Monopoli shtetëror rus, Gazprom, ka filluar ta zvogëlojë presionin në gazsjellësin që e furnizon Ukrainën. Zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov, u ka thënë agjencive të lajmeve, se "kanë qenë të detyruar ta fillojnë zvogëlimin e shtypjes". Ai ka sqaruar se ky veprim nuk e ka prekur eksportin e gazit rus, përmes Ukrainës, në Evropën Perëndimore. "Eksporti do të realizohet plotësisht", ka thënë ai, derisa nga Ukraina, deri më tani nuk ka pasur komente.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG