Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi Politik për bisedimet mbi statusin e Kosovës do të zhvillojë sot një takim për të përgatitur dokumentacionin për projektin e decentralizimit. Në takim pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Haziri, i cili nga fundi i këtij muaji pritet të takohet në Vjenë me homologun e tij nga Serbia, Zoran Loncar. Takimi i sotëm i Grupit Politik pason miratimin e djeshëm të platformës së ekipit negociator të Beogradit mbi statusin, në bazë të së cilës Kosova do të fitonte një autonomi të gjerë dhe do të funksiononte nëpërmjet dy entiteteve të krijuara nëpërmjet decentralizimit.
XS
SM
MD
LG