Ndërlidhjet

KABUL


Një veturë bombë e ka goditur sot konvojin e ushtrisë kanadeze në jug të Afganistanit, duke shkaktuar të paktën 2 civilë të vdekur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Dad Mohamed Rasa, bëri të ditur se dhjetë civilë janë plagosur, dhe disa ushtarë kanadezë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi nëe qytetin e Kandaharit.Ndërkaq, zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Xheri O'Hara, konfirmoi sulmin me bombe ndaj konvojit të koalicionit ndërkombëtar dhe tha se tri ushtarë janë plagosur, por nuk saktësoi nacionalitetin e tyre.
XS
SM
MD
LG