Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Bashkimit Evropian për statusin final të Kosovës Stephan Lehne ka mbërritur në Kosovë për një vizitë dy ditore.
Stephan Lehne ka diskutuar me kryeministrin Bajram Kosumi, përgatitjet, që lidershipi kosovar po bën në proçesin e përcaktimit të statusit.
“Ka lajme inkuaruese. Grupet punuese po takohen dhe po prodhojnë dokumente. Unë theksova rëndësinë e këtyre dokumenteve, pasi kosovarët duhet t’ia sqarojnë bashkësisë ndërkombëtare se janë të gatshëm që të lëvizin drejt një Kosove demokratike, multietnike ku të gjitha komunitet mund të jetojnë në paqe"- tha ndihmësi i Marti Ahtisarit, Stephan Lehne.
Kryeministri Bajrm Kosumi ka siguruar Lehnen se kosovarët janë të përkushtuar, që të mbyllin me sukses procesin e përcaktimit të statusit final. Ai ka arsyetuar këtë me punën e grupeve punuese, që kanë bërë në përmbushjen e standardeve.
XS
SM
MD
LG