Ndërlidhjet

ANKARA


Ministri i agrikulturës i Turqisë, Mehdi Eker ka akuzuar sot vendet fqinje për fshehjen e pranisë së gripit të shpezëve në territoret e tyre.
- Është e ditur jozyrtarisht se sëmundja e gripit të shpezëve ekziston në vendet fqinje, që qeverisen nga regjimet e mbyllura dhe këto vende këtë nuk e deklarojnë këtë për shkak të sistemit të tyre, tha zoti Eker. Vende fqinje të Turqisë janë Irani, Armenia, Gjeorgjia, Iraku dhe Siria. Siria i ka hedhur poshtë pohimet e ministrit turk. Nga gripi i shpezëve në Turqi prej dhjetorit të kaluar vdiqën katër fëmijë. Autoritetet kanë regjistruar 21 perosna të tjerë që janë të infektuar me gripin e shpezëve në Turqi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dje kumtoi se situata në këtë vend, sa i përketë gripit të shpezëve, po përmirësohet.
XS
SM
MD
LG