Ndërlidhjet

VARSHAVË


Sot shënohet 61 vjetori i çlirimit të kampit nazist gjerman në Aushvic, nga ana e trupave sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vlerësohet se afro 1 milion e gjysmë njerëz vdiqën në kampin Aushvic. Shumica prej tyre ishin hebrenjë. Sot poashtu është edhe Dita ndërkombëtare e përkujtimeve për afro 6 milionë hebrenjtë që vdiqën në Holokaust. Disa liderë evropianë me këtë rast kanë hedhur poshtë deklarimet e fundit të presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhat, i cili e ka kundërshtuar Holokaustin, duke e quajtur "mit".
XS
SM
MD
LG