Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka thënë se Katërshja e angazhuar në procesin paqësor në Lindje të Mesme beson që populli palestinez ka të drejtë të presë nga qeveria e re, adresimin e asipatave të tij për paqe dhe shtetësi.
Gjatë konferencës për media në Londër, pas takimit të Kuartetit; OKB-ja, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, Annan, ka thënë se e kanë mirëpritur riafirmimin e angazhimit paqësor të presidentit Mahmoud Abbas. "Është qëndrim i Kuartetit se të gjithë anëtarët e qeverisë së re palestineze duhet të jenë të vendosur për jodhunën, njohjen e Izraelit, dhe pranimin e marrëveshjeve e detyrimeve të mëparshme, përfshirë edhe Planin Paqësor", ka thënë Annan.
Ndërkaq, zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, nga Qyteti i Gazës, i ka hedhur poshtë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se katërshja diplomatike duhet t'i kërkojë Izraelit që t'i japë fund pushtimit para se t'i shtrojë kërkesa Hamasit. "Lëvizja Hamas ripërsërit angazhimin për ideologjinë e vet dhe zotohet se do të refuzojë heqjen e të drejtës së palestinezëve për rezistencë", ka thënë Abu Zuhri.
XS
SM
MD
LG