Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në ditën e tij të parë të rregullt të punës, ka biseduar sot me kryetarin e partisë më të madhe opozitare, Hashim Thaçin. Bashkëpunimi pozitë opozitë dhe unifikimi i qëndrimeve të palës kosovare në bisedimet për statusin, u tha se kanë qenë orientimet kryesore të diskutimeve që presidenti Sejdiu zhvilloi me Thaçin dhe përfaqësuesit e lartë të PDK-së.
Prishtina do të caktojë nesër delegacionin prej shtatë anëtarësh, i cili do ta përfaqësojë palën kosovare në takimin e Vjenës. Ky vendim ka dalë si rezultat i takimit të Grupit Politik, i cili funksionon në kuadër të Delegacionit të Kosovës për statusin.
Grupi Politik ka përfshirë vërejtjet e Delegacionit në dokumentin e Prishtinës për reformën e pushtetit lokal.