Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot ka vazhduar gjykimi i ish udhëheqësit irakian Saddam Hussein, i cili bashkë me 7 të tjerë, akuzohet për vrasjen e 148 njerëzve në fshatin Dujail në 1982. Sadami, i cili nuk ka pranuar të ndjekë dy seancat e mëparshme ka qenë i detyruar të marrë pjesë në vazhdimin e gjykimit sot.
Në të tjera zhvillime, të paktën 15 irakianë e kanë humbur jetën nga një shpërthim pranë një banke në Bagdad, derisa 6 të tjerë kanë vdekur në sulme të ndara në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG