Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, do të zhvillojë këtë javë një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit do të qëndrojë edhe në Kosovë. Barroso dhe komisioneri për Zgjerim, Oli Rehn, nga 15 deri më 18 shkurt do ta vizitojnë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Tiranën dhe Zagrebin. Zyrtarë në Bruksel thanë se Barroso dhe Rehn do t'i inkurajojnë qeveritë e rajonit për t'i shtuar përpjekjet për reforma ekonomike dhe politike me qëllim të shpejtimit të "progresit në rrugën e integrimit evropian".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.