Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka kërkuar nga Irani që t'i vazhdojë bisedimet me Perëndimin lidhur me programin e tij bërthamor.
Këto komente Annan i bëri mbrëmë vonë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, me Presidentin George Bush. Annan dhe Bush kanë diskutuar edhe për konfliktin izraelito-palestinez dhe për fitoren e Hamasit në zgjedhjet e fundit. Bush tha se shpreson në triumfin e lirisë dhe demokracisë në rajon.
Ndërkaq, Annan theksoi se "ka një mundësi për Hamasin që të transformohet në parti politike dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare e qeverinë izraelite".
XS
SM
MD
LG