Ndërlidhjet

TBILISI


Parlamenti i Gjeorgjisë njëzëri ka votuar për largimin e trupave ruse nga Osetia Jugore dhe zëvendësimin e tyre me forca ndërkombëtare. Presidenti gjeorgjian Saakashvili ka premtuar kthimin e Osetisë Jugore dhe Abkazisë nën kontrollin e qeverisë qëndrore.
Disa javë më parë ka qenë presidenti rus, Vladimir Putin që ka kërkuar që zgjidhja për Kosovën të zbatohet dhe në konfliktet si ai i Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Bashkësia ndërkombëtare ka thënë se Kosova është rast specifik.
XS
SM
MD
LG