Ndërlidhjet

BEOGRAD


Delegacioni i Serbisë në bisedimet e Vjenës do të kërkojë vetëqeverisje për pakicën serbe në Kosovë, thanë sot zyrtarët. Njëri nga anëtarët e këtij delegacioni, Slobodan Samarxhiq, tha se komunitetit serb në Kosovë duhet t'i jepet vetëqeverisja e plotë në rajonet ku ata përbëjnë shumicën. Samarxhiq tha se komunat serbe duhet të kenë pushtet në shërbimet shëndetësore, arsim, shërbimet sociale, drejtësi dhe siguri. "Kjo do të ndihmojë për tejkalimin e mosbesimit që ende ekziston në Kosovë", shpjegoi ai. Ndërkaq, anëtari tjetër, Milorad Todoroviq, tha se delegacioni serb do të kërkojë gjithashtu që në Kosovë të shtohet numri i komunave.
XS
SM
MD
LG