Ndërlidhjet

MOSKË


Bisedimet ndërmjet zyrtarëve iraninë dhe atyre rusë në Moskë, përfunduan pa asnjë rezultat. Në një deklaratë të palës ruse thuhet se bisedimet do të vazhdojnë, por nuk jepen detaje të tjera. Rusia i ka ofruar Iranit që ta pasurojë uraniumin në territorin e saj, dhe qëllimi i propozimit është zbutja e shqetësimeve ndërkombëtare sa i përket programit bërthamor të Iranit.
Edhe shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, tha se nuk është arritur progres në diskutimet e sotme me Iranin në Bruksel. Ai kërkoi nga delegacioni iranian që të jetë më konstruktiv. Pas takimit me ministrin e Jashtëm belg, karel de Ghut, ministri i Jashtëm iranian, Manucher Mottaki, tha se Irani po kërkon "zgjidhje paqësore" të problemit, dhe i akuzoi fuqitë evropiane se nuk kanë qenë korrekte gjatë negociatave. "Në marrëdhëniet me Evropën ne gjithmonë kemi qenë të ndershëm dhe i kemi përmbushur zotimet tona. Por, nga ana tjetër nuk kemi pasur qasje të tillë", tha Mottaki.
Këto komente, ai i bëri pas takimit në Bruksel, me ministrin e Jashtëm belg, Karel de Ghut.
XS
SM
MD
LG