Ndërlidhjet

PEKIN/MOSKË


Kina i bëri sot thirrje Iranit që ta rikthejë moratoriumin e procesit të pasurimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të negociuar të mosmarrëveshjes për programin e tij bërthamor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Xhiançao, tha se Kina shpreson që bisedimet në Moskë do të jenë të suksesshme.
Zyrtarët e Iranit dhe të Rusisë i kanë vazhduar sot bisedimet, por ambasada iraniane ka njoftuar se delegacioni do të largohet nga Moska në mesditë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ende është herët të flitet për "dështim" apo "sukses" të bisedimeve. Oferta e Rusisë që Irani ta pasurojë uraniumin në territorin e saj, ka për qëllim t'i zbusë shqetësimet e Perëndimit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG