Ministri i Jashtëm i Holandës Bernard Bot ka bërë thirrje që çfarëdo zgjidhje për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet t'i sigurojë të drejtat e pakicave.
Bot, i cili arriti në Kosovë pas vizitës në Beograd, bëri thirrje për një "zgjidhje të kombinuar, e cila do t'i marrë parasysh integrimet e mëtejme, por do të kujdesej për të drejtat e minoriteteve".
Pas takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, Bot tha se planet e paraqitura në takimin e Vjenës "shkojnë drejt një zgjidhjeje të pranueshme".
"Është në interesin e të gjithëve që Kosova të mbetet entitet stabil në Ballkan, si shembull për zgjidhjen e problemeve të grupeve të ndryshme", tha Bot.
Gjatë vizitës në Kosovë, shefi i diplomacisë holandeze u takua edhe me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, kryeministrin Bajram Kosumi dhe liderët e opozitës.