Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn ka thënë sot se pas zgjidhjes së statusit, rol substancial në Kosovë do të ketë Bashkimi Evropian. Këto komente ai i bëri në një fjalim në Parlamentin Evropian. Olli Rehn i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se bisedimet për procesin e afrimit ndaj BE-së mund të dështopjnë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ai deklaroi se përpjekjet e Serbisë duhet të çojnë në arrestimin dhe në trasferimin e ish komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, që, pos tjerash, akuzohet edhe për masakrën e Srebrenicës, në të cilën u vranë afro 8 mijë vetë. Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte dje përsëriti dyshimet e saj se Ratko Mlladiqi po fshihet në Serbi.
XS
SM
MD
LG