Ndërlidhjet

XHAKARTË/PARIS


Nga Xhakarta raportohet se një grua 27 vjeçare ka vdekur nga virusi i gripit të shpezëve. Virusin H5N1 te kjo viktimë e ka konfirmuar edhe një laborator në Shtetet e Bashkuara, që është i akredituar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nga virusi i shpezëve në Indonezi, prej korrikut të vitit të kaluar, kanë vdekur 20 vetë. Deri tash në Indonezi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar gjithsej 27 raste të sëmundjes me këtë virus. Nga Parisi arriti lajmi se ministria e agrikulturës e Francës ka konfirmuar praninë e virusit të gripit të shpezëve H5N1 në një fermë të shpezëve në pjesën lindore të Francës. Agjencitë e lajmeve informojnë se ky është rasti i parë i gripit te shpezët shtëpiake në BE. Më parë virusi ishte konfirmuar te shpezët e egra ose shtegtare në tetë vende të Bashkimit Evropian. Në Evropë nuk ka pasur njerëz të vdekur nga ky grip.
XS
SM
MD
LG