Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot i ka filluar dëgjimet në procesin për gjenocid që Bosnja e ka ngritur kundër Serbisë dhe Malit të Zi.
Ky është procesi i parë në këtë gjykatë që një shtet e akuzon shtetin tjetër për gjenocid.
Bosnja e akuzon Serbinë se ka kryer gjenocid kundër popullatës jo-serbe të Bosnjes në luftën në vitet e 90-ta, ku rreth 200 mijë njerëz e humbën jetën dhe miliona mbetën të pastrehë.
Korrespondentët thonë se Bosnja do ta ketë vështirë ta dëshmojë fajësinë e Serbisë, meqë pjesa më e madhe e dhunës së dokumentuar është kryer nga serbët e Bosnjes.
XS
SM
MD
LG