Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, është takuar sot në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, disa orë para se zoti Bush të nisej për në Azi. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se qëllimi kryesor i takimit ishte riafirmimi i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve, në luftën kundër terrorizmit dhe "avansimin e lirisë" në Lindje të Mesme e në vende të tjera. Zoti Bush e vlerësoi Belusconin si udhëheqës të fuqishëm, i cili ka sjellë stabilitet në qeverinë e Italisë.
XS
SM
MD
LG