Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Casey, deklaroi se zgjedhja e Agim Çekut, komandant i deritashëm i TMK-së, për mandatar të qeverisë së re të Kosovës, është çëshje e brendshme. "Se kë do ta zgjedhin kosovarët për përfaqësues politik varet nga vetë ata, kjo është çështje e brendshme politike", tha zoti Casey, mbrëmë në Uashington, në takimin e rregullt me gazetarë. Këto komente ai i bëri në lidhje me qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, se zgjedhja e Agim Çekut për kryeministër të Kosovës është e papranueshme.
XS
SM
MD
LG