Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria është e gatshme "të paguajë çdo çmim" për të hyrë në NATO, duke shtuar se anëtarësimi do të ishte siguria më e mirë për të ardhmen e vendit.
Duke folur në konferencën me titull: "E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e NATO-s", që u mbajt në Tiranë, Berisha tha se Shqipëria do t'i thellojë reformat me qëllim të anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike, në samitin e ardhshëm të zgjerimit.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Marcie Ries, tha se NATO-ja nuk është vetëm aleancë ushtarake, dhe bëri thirrje për thellimin e reformave politike, institucionale e ekonomike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG