Ndërlidhjet

PRAGË


Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në Prishtinë po mbahet tryeza me temën "Barazia Gjinore në Kosovë". Tryeza është organizuar nga Qeveria e Kosovës, dhe në të po marrin pjesë zyrtar të institucioneve, përfaqësues të UNMIK-ut, të organizatave të ndryshme që merren me çështje gjinore, si dhe të pakicave kombëtare.
Kjo Ditë po shënohet me aktivitete të ndryshme në mbarë botën. Aktorja e Hollivudit, Nikol Kidman, e cila është emëruar ambasadore e Vullnetit të Mirë për Fondin Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara për Gratë, bëri thirrje që t'u jepet fund të gjitha formave të diskriminimit. "Po e shtoj edhe zërin tim në thirrjet që t'i jepet fund dhunës kundër grave, sidomos dhunës seksuale. Mesazhi është i qartë: këto krime nuk duhet të fshihen me heshtje dhe për shkak të turpit. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar", tha Kidman.
Në Pakistan, 33 vjeçarja Muktaran Mai, e dhunuar nga një bandë për shkak se vëllai i saj kishte një aferë dashurie me një grua tjetër, do t'i prijë një tubimi në qytetin Multan. Ndërkaq në Afganistan, Presidenti Hamid Karzai pritet të urdhërojë lirimin e një numri të burgosurash.
XS
SM
MD
LG