Ndërlidhjet

PRAGË


Ambasada amerikane në Turkmeni dhe një zyrtar i OSBE-së thonë se dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë janë arrestuar para një jave dhe po shërbejnë dënimin prej 15 ditësh për, siç është thënë, "huliganizëm". Gazetarët, Meret Khommadov dhe Jamadurdy Ovezov ishin arrestuar në rajonin Mari të Turkmenisë më 7 Mars. Grupe për të drejta të njeriut fillimisht kishin kritikuar zyrtarët e këtij vendi për mungesë të informacioneve lidhur me këto arrestime. Zëdhënësja Helen Lovejoy ka thënë se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ashkabat ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këto arrastime tek autoritetet e Turkmenisë.
XS
SM
MD
LG