Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy vjet pas trazirave të marsit UNMIK-u dhe KFOR-i e vlerësojnë situatën e sigurisë të qetë, stabile dhe me përmirësime të mëdha. Ndërkaq, institucionet e Kosovës thonë se tashmë kanë rindërtuar të gjitha shtëpitë e shkatërruara gjatë trazirave, kurse 32 objekte fetare fillojnë fazën e dytë të rindërtimit në muajin prill.
Ndërkaq mijëra serbë janë mbledhur sot në veri të Mitrovicës, Shtërpce, Graçanicë, Ranilug dhe Merdare, në përvjetorin e dytë të trazirave të marsit. Serbët kanë deklaruar se me “asnjë çmim nuk do të lejojnë që Kosova të bëhet e pavarur”. Protestat kanë kaluar pa incidente.
XS
SM
MD
LG