Ndërlidhjet

TEHERAN


Partia më e madhe opozitare e Iranit ka ftuar për dialog me Shtetet e Bashkuara dhe suspendimin e punëve bërthamore për t'ju shmangur përshkallëzimit të krizës me Bashkësinë ndërkombëtare. Lideri i kësaj partie, Mohammad Reza Khatami ka thënë se propozon kthimin e politikave të mëparshme dhe suspendimin vullnetar të të gjitha punëve lidhur me karburantin bërthamor. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po zhvillon konsultime për ndërmarrjen eventuale të aksioneve kundër Iranit për shkak të refuzimit të ndaljes së procesit të pasurimit të uraniumit. Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani po synon krijimin e armatimit bërthamor, ndërsa Teherani këto akuza i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG