Ndërlidhjet

MADRID


Grupi separatist ETA ka bërë publik armëpushimin e përhershëm me autoritetet spanjolle.
"ETA ka vendosur të shpallë armëpushimin e përhershëm nga 24 marsi i vitit 2006. Qëllimi i këtij vendimi është t'i hapet rrugë proceseve demokratike në vendin Bask në mënyrë që të krijojë një kornizë e cila do të njohë të drejtat tona si popull", bëri të ditur një zëdhënëse e ETA-s.
Kryeministri spanjoll, Hose Luis Zapatero ka mirëpritur propozimin për arëmpushim, por theksoi se procesi i paqes do jetë "i gjatë dhe i vështirë".
XS
SM
MD
LG