Ndërlidhjet

JERUSALEM


Partia Kadima, e formuar nga kryeministri izraelit, Ariel Sharon, i cili tash është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, që vlerësohet se është parti e qendrës, ka fituar më së shumti poste të deputetëve në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Izrael. Rezultatet pothuajse përfundimtare zyrtare të zgjerdhjeve tregojnë se Kadima ka fituar 28 vende në Parlamentin prej 120 deputetësh. Kështë kjo parti, që tash udhëhiqet nga Ehud Olmert, është në situatë që ta formoj koalicionin e ri qeverisës së bashku me Partinë Laburiste, parti e qendrës së majtë, që ka fituar 20 deputetë dhe me partitë e tjera më të vogla. Partia Likud e ish kryeministrit Benjamin Natanjahu ka fituar 11 vende deputetësh.
XS
SM
MD
LG