Ndërlidhjet

KARTUM


Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Izrael janë pritur pa entuziazëm nga udhëheqësit arabë, në dallim nga qeveritë perëndimore që kanë mirëpritur rezultatin.
Udhëheqësit arabë kanë hedhur poshtë planet e ushtruesit të detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet, për të përcaktuar kufijtë përfundimtarë të Izraelit pas zgjedhjeve.
Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas deklaroi se ndryshimet reale do të ndodhin vetëm nëse Olmert heq dorë nga idetë e njëanshme.
Por ka qenë i ndryshëm qëndrimi i kryeministrit britanik, Tony Blair që shpreson në çuarjen përpara të procesit të paqes.
"Ne ende nuk i dimë rezultatet e plota, por është e qartë se shpresojmë që qeveria që del nga këto zgjedhje është e përgatitur dhe e aftë ta çojë përpara procesin e paqes.", tha Blair.
XS
SM
MD
LG