Ndërlidhjet

ALEKSANDRI - SHTETET E BASHKUARA


Zakaria Musai do të duhet të përballet me dënimin me vdekje ka vlerësuar juria në rastin e gjykimit të të vetmit të akuzuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
"Sipas këtij vendimi, juria ka gjykuar se dënimi me vdekje është i mundshëm në këtë rast", ka bërë të ditur zëdhënësi i gjykatës në fjalë.
Musai, qytetar francez me origjinë marokene është arrestuar tre javë para sulmeve të 11 shtatorit 2001. Musai vetë ka pranuar fajësinë, megjithatë do të mbahet një fazë e dytë dëgjimore për të vendosur nëse Musai duhet ekzekutuar.
XS
SM
MD
LG