Ministri rus punëve të jashtme Sergei Lavrov është shprehur se cdo ngutje në përcaktimin e statusit te Kosovës, mund të ishte "e padobishme dhe kundërproduktive". Lavrov bëri këtë deklaratë pas një takimi me e ministrit punëve të jashtëme të Shqipërise Bësnik Mustafai i cili ndodhet në Rusi për një vizitë zyrtare. Lavrov u kërkoi të gjitha partive të përfshira në bisedimet mbi cështjen e Kosovës që me kujdes të marrin parasysh veçoritë fetare dhe etnike në Kosovë. Nga ana a tij ministri Mustafai u angazhua për gjetjen më të shpejt të zgjidhjes së statusit te Kosoves, dhe shfaqi shpresën që Kosova do të jetë e pavarur në fund të këtij viti.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.