Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka ripërsëritur thirrjet që Këshilli i Sigurimit të shqyrtojë masa më të ashpra kundër Iranit, për mospërmbushjen e kërkesave që Teherani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
"Do t'i shohim të gjitha opcionet në Këshillin e Sigurimit. Ajo që ka mundësi ta bëjë Këshilli i Sigurimit e që nuk është e mundur ta bëjë Agjencia për Energjinë Bërthamore, janë masat që ka të drejtë të ndërmarrë Këshilli i Sigurimit dhe vendet anëtare duhet t'i binden sistemit ndërkombëtar", tha Rice
Ndërkohë Moska nëpërmjet ministrit të punëve të jashtme paralajmëroi një tjetër raund bisedimesh lidhur me programin bërthamor të Iranit në 18 prill me Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Bashkimin Evropian.
Zyrtarët iranianë sërish i hodhën poshtë kërkesat për të pezulluar pasurimin e uraniumit. Presidenti Ahmadinexhad tha se nuk do t'i nënshtroheshin "kërcënimeve dhe presioneve", derisa kreu i agjencisë irnaiane të energjisë bërthamore tha se hapat e Iranit nuk janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG