Jeremy Bransten
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka modifikuar detyrat e këshilltarit kryesor të tij, Carl Rove dhe e ka pranuar dorëheqjen e zëdhënësit të presidentit, Scot McClellan.
Kjo u bë në kuadër të përpjekjeve për të sjellë freski në Shtëpinë e Bardhë, por ndodhi në kohën e rënies së popullaritetit të presidentit.
Të hënën, në ditën e parë të punës, Joshua Bolten, shef i personelit i presidentit Bush, e bëri të qartë se ai dëshiron ndryshime të personelit në Shtëpinë e Bardhë.
Thirrjet për fytyra të reja u bënë në kohën kur popullariteti i Bushit te amerikanët ra nën 34%. Bolten i mblodhi bashkëpunëtorët dhe i inkurajoi që ata që duan të japin dorëheqje, këtë ta bëjnë menjëherë. Nuk kaloi shumë kohë dhe fjalët e tij patën efekt.
Të mërkurën, personi më publik në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i presidentit, Scot McClellan, tha se do të japë dorëheqje brenda disa javësh.
"Unë do të jap dorëheqje nga detyra e sekretarit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Zoti president, ka qenë nder dhe privilegj i jashtzakonshëm që ju shërbeva gjatë 7 viteve, në rreth 3 vitet e fundit si sekretar për shtyp", tha McClellan.
38 vjeçari McClellan e mori këtë detyrë në korrik 2003, disa muaj pas fillimit të fushatës luftarake në Irak. Nuk e kishte lehtë. Në fillim, duhej të përgjigjej në pyetjet e shumta përse nuk u gjetën armët për shkatërrim në masë të Sadam Husseinit. Kjo pastaj vazhdoi me rritjen e kaosit në Irak, mungesën e progresit të përgjithshëm në luftën kundër terrorit, me gjendjen dëshpëruese të ekonomisë amerikane dhe së fundi me skandalet në Shtëpinë e Bardhë.
Por vëmendje më të madhe tërhoqi emërimi i kryestrategut politik Carl Rove në detyrat e reja. Rove ka qenë në anën e Bushit që kur presidenti hyri në politikë, duke e ndihmuar të fitojë garën për guvernatorin e Teksasit në vitin 1994, si dhe 6 vjet më vonë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Kështu e sheh rolin e Carl Rove, Patrik Basham nga Instituti Cato në Uashington.
"Unë do ta përshkruaja Rove si një ndër strategët politikë më të talentuar, që Shtetet e Bashkuara kanë patur në disa dekadat e fundit. Ai ka ndikim tejet të madh në çështjet politike brenda Shtëpisë së Bardhë, sepse ka treguar aftësi për të identifikuar disponimin e elektoratit amerikan, por dhe mënyrat për t'i bindur ata që të votojnë ose të kundërshtojnë politikat apo kandidatët e veçantë", pohon eksperti Basham.
Pasi Bushi e siguroi fitoren në mandatin e dytë 2004, Rove u ngarkua për agjendën politike në Shtëpinë e Bardhë. Kjo i dha atij fuqi të paparë politike.
Rove tash do të fokusohet në strategjinë e partisë republikane për zgjedhjet në Kongres. Ai tha se këtë detyrë nuk e sheh si ulje në pozitë. Shumë analistë thonë se pavarësisht vendit të punës, Rove do të mbetet me ndikim të madh politik te presidenti Bush.
Thomas Mann, ekspert nga Instituti Brookings në Uashington, është ndër ata që besojnë se popullariteti i presidentit Bush është i ndërlidhur nga politikat. Mann nuk pret që personeli i Shtëpisë së Bardhë të ketë ndikim aq të madh tek opinioni.
"George Bush është një president shumë i polarizuar. Ai beson fuqishëm në uljen e taksave dhe në Irakun, prandaj pa ndryshime të mëdha në kursin dhe në politikën e tij, nuk besoj që ndërrimet e personelit do të sjellin ndonjë ndryshim", pohon eksperti Mann.