Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i poasqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari sot po e vazhdon vizitën e tij në Hungari. Në këtë mënyrë ai po e vazhdon turneun nëpër vendet e rajonit për tu informuar lidhur me qëndrimet e atjeshme për statusin e Kosovës. Zëdhënësja Hua Jian ka thënë se zoti Ahtisari mbrëmë kishte biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Hungarisë, Ferenc Shomodi. Zoti Shomodi ka deklaruar se Hungaria me kujdes po i ndjek bisedimet për Kosovën.
XS
SM
MD
LG