Ministri i brendshëm egjiptian Habib al-Adli tha se shpërthimet vdekjeprurëse të kësaj jave në Sinai, kanë lidhje me sulmet terroriste në Sharm el Sheik dhe Taba në vitin 2004.
Tre shpërthimet me bombë në qytetin Dahab të gadishullit të Sinait lanë të paktën 23 të vdekur. Dje dy kamikazë sulmuan paqeruajtësit ndërkombëtarë dhe policinë egjiptiane po në gadishullin e Sinait, sulme, të cilat sipas ministrit të brendshëm, u kryen nga i njëjti grup përgjegjës për sulmet në Dahab.
Ndërkaq bëhet e ditur se shefi i zyrës së televizionit Al Xhazira për Egjiptin është arrestuar nën akuzën e transmetimit të lajmeve të rreme lidhur me ngjarjen në Dahab.