Ndërlidhjet

KAIRO


Gjatë kërkimit për terroristët, që kryen sulmin me bomba gjatë javës së kaluar në gadishullin e Sinajit, forcat e sigurimit në Egjipt sot janë përleshur me të dyshuarit. Ministria e brendshme ka bërë të ditur se një i dyshuar është vrarë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar. Më 24 prill në Dahab të Sinajit nga tri shpërthime u vranë së paku 18 vetë. Më 26 prill, në dy raste u sulmuan paqeruajtësit dhe policia e Egjiptit në veri të Sinajit.
XS
SM
MD
LG