Ndërlidhjet

PRAGË


Liderë të sindikatave dhe punëtorë në mbarë botën sot shënuan Ditën e Një Majit me marshime dhe demonstrata. Në mbarë Rusinë dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat që ishin organizuar nga autoritetet dhe nga partitë pro-qeveritare. Në qendër të Moskës u tubuan afro 30 mijë njerëz. Lojalistët komunistë në ish hapësirat e Bashkimit Sovjetik mbajtën tubime në shumë vende. Në Kijev të Ukrainës ata i brohorisnin Bashkimit Sovjetik dhe thonin se ai nuk ishte mundur. Më herët gjatë ditës u mbajtën edhe tubime në shumë vende në Azi. Në Tokio më tepër se 40 mijë vetë protestuan kundër pabarazisë sociale në rritje ndërmjet të të pasurve dhe të varfërve. Në Turqi vlerësohet se u arrestuan së paku 85 vetë gjatë demonstratave në këtë vend. Në Berlin të Gjermanisë, dhjetëra mijëra pjesëtarë të sindikatave morën pjesë në demonstrata në të cilat kërkonin që qeveria të mos i zvogëloj të mirat sociale.
XS
SM
MD
LG