Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vendimin e Bashkimit Evropian për t'i pezulluar negociatat e Stabilizim Asocimit me Unionin Serbi-Mali i Zi.
"Integrimi i plotë evroatlantik nuk do të jetë i mundur pa bashkëpunimin e plotë të Serbisë e Malit të Zi me Gjykatën e Hagës. Presim nga të gjitha vendet në rajon që t'i arrestojnë dhe dorëzojnë të gjithë të akuzuarit, kudo qofshin ata, veçanërisht Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin", tha Sean McCormack.
Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha se kërkimet për Mlladiçin vazhdojnë, kurse presidenti Boris Tadiç tha se dështimi i qeverisë e dobëson pozicionin e Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG