Ndërlidhjet

SHKUP


Shënimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës është çështje teknike dhe si e tillë në asnjë mënyrë nuk do të përkeqësojë raportet mes dy vendeve. Kështu kanë konstatuar pas takimit të sotëm në Shkup, kryeministrat Vllado Buçkovski dhe Agim Çeku.
"Çështja e vetme e hapur rreth përcaktimit të pikës kufitare nuk është politike, por çështje teknike. Si më parë, ashtu dhe në të ardhmen, kjo çështje do të caktohet si teknike që do të zgjidhet në një kohë të përshtatshme", tha kryeministri Buçkovski, sipas të cilit, për këtë çështje me kryeministrin Çeku, kanë biseduar vetëm disa minuta nga biseda një orëshe e tyre.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Agim Çeku, duke folur për pikën kufitare, u shpreh:
"Ne jemi nisur nga parimi dhe gjithmonë do të nisemi nga parimi që nuk ka ndryshim të kufijve. Ky është parim i Grupit të Kontaktit dhe ne këtë parim e përkrahim plotësisht. Nuk kam ç'të shtoj në lidhje me këtë, qëndrimi i qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i njohur. Është një çështje teknike, të cilën do ta zgjidhim nën frymën e miqësisë së mirë, atëhere kur koha do të jetë e përshtatshme", tha zoti Çeku, duke përsëritur deklaratën e tij se Maqedonia mbetet partner strategjik i Kosovës.
XS
SM
MD
LG