Isuf Kadriu, Shkup
Shënimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës është çështje teknike dhe si e tillë në asnjë mënyrë nuk do të përkeqësojë raportet mes dy vendeve. Kështu kanë konstatuar pas takimit të sotëm në Shkup, kryeministrat Vllado Buçkovski dhe Agim Çeku, duke bërë të ditur se çështja e demarkacionit do të mbyllet në një kohë më të përshtatshme.
"Çështja e vetme e hapur rreth përcaktimit të pikës kufitare nuk është politike, por çështje teknike. Si më parë, ashtu dhe në të ardhmen, kjo çështje do të caktohet si teknike që do të zgjidhet në një kohë të përshtatshme", tha kryeministri Buçkovski, sipas të cilit, për këtë çështje me kryeministrin Çeku, kanë biseduar vetëm disa minuta nga biseda një orëshe e tyre.
"Ne shumë më tepër i kushtuam vëmendje bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në përgjithësi në rajon. E këtu bën pjesë edhe lidhja e Maqedonisë me bregdetin shqiptar, kuptohet përmes rrugës që po ndërtohet në Kosovë," tha kryeministri Buçkovski.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Agim Çeku, duke folur për pikën kufitare, u shpreh:
"Ne jemi nisur nga parimi, gjithmonë do të nisemi nga parimi që nuk ka ndryshim të kufijve. Ky është parim i Grupit të Kontaktit dhe ne këtë parim e përkrahim plotësisht. Nuk kam ç'të shtoj në lidhje me këtë, qëndrimi i qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i njohur. Është një çështje teknike, të cilën do ta zgjidhim nën frymën e miqësisë së mirë, atëhere kur koha do të jetë e përshtatshme", tha zoti Çeku, duke përsëritur deklaratën e tij se Maqedonia mbetet partner strategjik i Kosovës.
"Ne e shohim Maqedoninë si një partner strategjik në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në rajon. Me kënaqësi të madhe mund të pohoj se sikur ne që e kemi një vullnet të mirë politik, ashtu e pashë edhe këtu nga pala maqedonase, nga kryeministri Buçkovski, një vullnet të mirë politik, që ky partneritet të thellohet dhe si i tillë do të reflektojë pozitivisht në rajon dhe më gjerë."
Ndërkohë i pyetur nëse këto marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, nënkuptojnë se Maqedonia e para do të njohë pavarësinë e Kosovës, kryeministri Buçkovski u përgjigj:
"Nuk është me rëndësi nëse Kosovën të parën do ta njohë Shkupi ose Tirana. Me rëndësi të madhe është që Kosovën ta njohë bashkësia ndërkombëtare dhe nuk besoj që kryeministri Çeku apo kosovarët do t'i qasen variantit që Kosova të njihet vetëm nga një shtet", tha kryeministri Buçkovski, duke e ilustruar këtë me rastin e Qipros. Ndërkohë kryeministri Çeku është takuar dhe me të gjitha partitë politike opozitare maqedonase, të cilat janë shprehur të kënaqura nga qëndrimet e zotit Çeku për çështjen e kufirit.
"Zoti Çeku na ka dhënë garanca gojore për mosndryshimin e kufijve dhe ruajtjen e integritetit territorial të Maqedonisë", tha në emër të partive opozitare, kryetarja e VMRO, Partisë Popullore, Vesna Janevska, e cila gjithashtu ka përshëndetur deklaratën e miratuar dje nga qeveria e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, në Shkup është takuar edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare.