Ndërlidhjet

TEHERAN


Anëtarët e Parlamentit iranian i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, në të cilën kërcënohen se Irani do të tërhiqet nga Marrëveshja e moszgjerimit bërthamor. Në këtë letër, që u transmetua në radion shtetërore, nga zoti Annan dhe nga Këshilli i Sigurimit kërkohet zgjidhje paqësore e mospajtimeve lidhur me programin bërhamor të Iranit. Në të kundërtën, Irani do të tërhiqet nga marrëvshja e përmendur. Sot më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Minisrisë së jashtme të Iranit, Reza Asefi tha se çfarëdo rezolute e Kombeve të Bashkuara apo sanksione kundër Iranit do të kishin ndikim negativ.
- Përfshirja e Këshillit të Sigurimit dhe miratimi i vendimeve jokorrekte do ta ndryshoj drejtimin e punës prej bashkëpunimit në konfrontim, tha zoti Asefi. Këto komente u bënë një ditë pasi në bisedimet ndërmjet Rusisë, Kinës, Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës, nuk u arritë marrëveshja për propozim rezolutën për programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG