Provincën jug-perëndimore të Iranit, Kerman sot e goditi një tërmet prej 5.2 shkallësh të Richterit. Guvernatori i qytetit Zarand, Hasan Rahmani tha se nga pasojat e tërmetit 20 vetë janë shtrirë në spital ndërsa 60 të tjerë janë kontrolluar. Ai tha se disa shtëpi dhe rrugë janë dëmtuar.