Ndërlidhjet

NJU JORK


Diplomatët thonë se ministrat e jashtëm të fuqive kryesore botërore, mbrëmë vonë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për strategjinë e përbashkët për trajtimin e çështjes bërthamore të Iranit. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ishte mikpritëse e takimit në të cilin morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian. Diplomatët thanë se në këtë takim nuk u arrit tejkalimi i vërejtjeve nga Rusia dhe Kina ndaj propozim rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të autorizonte sanksione të mundshme ose aksion ushtarak kundër Iranit, nëse ky vend nuk i plotëson kërkesat për ndaljen e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG