Ndërlidhjet

KARASU, KIRGIZI


Një grup prej afro 60 personash u tubuan sot në qytetin kufitar Karasu të Kirgizisë me Uzbekistanin, për ta shënuar njëvjetorin e tragjedisë së Andijonit në Uzbekistan. Në këtë demonstratë u kërkua që bota të mos i harroj ata që u vranë në qytetin lindor të Uzbekistanit, para një viti dhe për ta konsideruar presidentin Islam Karimov përgjegjës për gjakderdhje. Korrespondenti i radios Evropa e Lirë, Bruce Pannier, që raportoi nga qyteti Karasu, tha se tubimi ishte paqësor. Grupet opozitare të Uzbekistanit i kanë vënë pikëpyetje versionit qeveritar të ngjarjeve, se zhvillimet e vitit të kaluar në Andijon ishin përpjekje nga militantët islamikë për ta përmbysur qeverinë dhe se vetëm 187 vetë janë vrarë kur trupat patën hapur zjarr kundër protestuesve. Grupet opozitare thonë se janë vrarë shumë më tepër njerëz, përfshirë gra e fëmijë.
XS
SM
MD
LG