Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian është i gatshëm t'i ofrojë Iranit teknologji të sofistikuar bërthamore për qëllime civile, si pjesë e paketës së re me favore në fushën e tregtisë dhe teknologjisë. Në shkëmbim Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Teherani ndërprerjen pa kushte të programeve bërthamore ushtarake.
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, tha se një paketë e tillë i lejon Iranit prodhimin e energjisë përmes programeve bërthamore.
Ministri i jashtëm iranian, Mançur Motaki përmes një deklarate bëri të ditur se çdo kërkesë për të pezulluar pasurimin e uraniumit është "e palogjikshme dhe e papranueshme".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG