Ndërlidhjet

HAGË


Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel ka vlerësuar sot në Hagë se pozita e Serbisë ndaj Bashkimit Evropian është "më e keqe se asnjëherë më parë", për shkak se nuk është arrestuar i akuzuari për krime të luftës, Ratko Mlladiq. Pas takimit me kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ai tha se "kolegët në Serbi nuk janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës". Zoti Rupel mëtutje u shpreh se, përveç problemeve me Ratko Mlaldiqin, Serbia "ballafaqohet edhe me çështjet e vështira" siç janë referendumi për pavarësi të Malit të Zi dhe negociatat për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG