Ndërlidhjet

ANKARA


Një person i armatosur ka depërtuar sot në një sesion të gjyqit më të lartë në Turqi dhe ka hapur zjarr duke plagosur pesë gjyqtarë, ka njoftuar policia. Më herët, ka pasur raporte se nga këto të shtëna një gjyqtar ishte vrarë. Polica ka arrestuar personin e armatosur. Motivi i këtij sulmi nuk është i njohur. Agjencitë e lajmeve informojnë se të pesë gjyqtarët ishin ballfaquar me kritika për vendime që e konfirmonin ndalesën e shamive myslimane në institucionet publike dhe në shkolla në Turqi.
XS
SM
MD
LG