Ndërlidhjet

STRASBOURG


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka fajësuar qeverinë në Prishtinë për mungesën e përparimit në bisedimet për statusin e Kosovës.
"Bisedimet për statusin e Kosovës nuk mund të ecin më shpejt për shkak të këmbënguljes së udhëheqjes së Prishtinës se pavarësia nuk ka alternativë. Kjo nuk është qasje konstruktive", ka thënë Lavrov.
Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos kërkojë përfundimin e bisedimeve brenda vitit me çdo kusht. "Afatet kohore artificiale nuk mund të mbështeten, pasi nuk mund të rezultojnë në zgjidhje të qëndrueshme. Çdo gjë që do vendoset duhet të jetë në marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës", tha mbrëmë Lavrov në Strasburg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG