Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria e re e unitetit kombëtar sot ka bërë betimin pas një seance të posaçme të parlamentit irakian.
Kryeministri i ardhshëm, Nuri Kamil al-Maliki, i cili është shiit, tha se përkohësisht vetë do ta udhëheqë ministrinë e brendshme. Zëvendës kryeministër dhe ministër i përkohshëm i Mbrojtjes u emërua Salam al-Zaubai, nga radhët e sunitëve.
Ministër i Jashtëm mbetet Hoshyar Zebari.
Al-Maliki i nënvizoi 34 prioritete të qeverisë së re, ndërsa u fokusua në sigurinë dhe ekonominë.
Kabineti u formua pas negociatave disa mujore të grupeve kryesore fetare dhe etnike, që dolën nga zgjedhjet e 15 dhjetorit.
Në Londër, Sekretarja e Jashtme britanike Margaret Beckett e ka mirëpritur dhe i ka siguruar mbështetjen e vendit të saj për qeverinë e re irakiane.
Po sot në Irak, të paktën 24 irakianë e humbën jetën në dy shpërthime të ndara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG