Ndërlidhjet

PODGORICË


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi tha se 55.4% e atyre që kanë votuar në referendumin e djeshëm, janë shprehur për t'u ndarë nga Serbia.
Komisioni tha se kundër pavarësisë kanë votuar 44.6% e zgjedhësve.
Ky vlerësim mjafton të plotësojë pragun prej 55%, të caktuar nga Bashkimi Evropian që referendumi të jetë i vlefshëm.
Rezultatet e shpallura në orën 10.00 janë preliminare.
Nëqoftëse sot të dhënat konfirmohen zyrtarisht, atëherë kjo do t'i japë fund unionit 3-vjeçar me Serbinë, dhe do të paraqesë coptimin e fundit të mbeturinës nga Jugosllavia e vjetër.
Kryeministri Millo Gjukanoviq e ka pohuar fitoren dhe mbështetësit pro-pavarësisë kanë festuar në Podgoricë, por udhëheqësi i bllokut kundër pavarësimit, Predrag Bullatoviq, ka refuzuar ta pranojë humbjen.
Në Bruksel, zyrtarë të BE-së kanë thënë se nëse konfirmohen rezultatet preliminare, atëherë Bashkimi Evropian do të kërkojë nga Mali i Zi dhe Serbia që t'i fillojnë bisedimet për ndarjen e këtyre dy ish republikave jugosllave.
XS
SM
MD
LG